Kryesia Ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në të cilin mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale, gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të PK-së, si dhe për kushtet e punës në Policinë e Kosovës.
Takimi karakterizohet si përmbajtësor dhe konstruktiv.
“Ministri Sveçla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Sindikatën e Policisë së Kosovës, menaxhmentin e Policisë së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për trajtimin e kërkesave të paraqitura me shkrim, duke synuar ngritjen e mirëqenies së çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftim.
“Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka përkrahur dialogun social me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe përfaqëson të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës. Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera të rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga SPK./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi