Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh ka bërë vizitën e tij të parë në Egjipt për më shumë se një muaj, një ndërhyrje e rrallë personale në diplomaci për të arritur një marrëveshje për armëpushim e cila do të mundësonte që ndihmat të shkojnë në Gaza dhe të lirohen pengjet.
Haniyeh udhëtoi për herë të fundit në Egjipt në fillim të nëntorit para shpalljes së marrëveshjes gjatë së cilës u liruan më shumë se 100 pengje.
Agjenica e lajmeve “Reuters” shkruan se të dërguarit po diskutojnë se cilët nga pengjet ende të mbajtura nga militantët në Gaza mund të lirohen dhe cilët të burgosur mund të lirojë Izraeli në këmbim.
Burime për këtë angjeci thonë se negociatat kanë qënë mjaft intensive dhe tha se një përparim mund të jetë i mundur brenda disa ditësh. Haniyeh ka theksuar se se qëndrimi zyrtar i Hamasit është të refuzojë çdo armëpushim të ri të përkohshëm dhe të kërkojë një ndalim të përhershëm të luftimeve ndërsa pala izraelite ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së Tel Avivit se lufta mund të përfundojë vetëm me lirimin e të gjithë pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit.
Që nga arritja e marrëveshjes së fundit të armëpushimit në fillim të këtij muaji, lufta ka hyrë në një fazë më intensive, pasi luftimet tani janë përhapur në të gjithë Rripin e Gazës.
Në veri, ku forcat izraelite pretendojnë se kanë arritur shumicën e objektivave të tyre ushtarake muajin e kaluar, luftimet kanë qenë më intensive se kurrë. 46 trupa dhe 110 persona të plagosur janë sjellë në Qendrën Mjekësore Jabalia që nga mëngjesi. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Në jug, ku shumica e banorëve të Gazës tani janë strehuar pasi janë larguar nga zona të tjera, ka pasur luftime intensive rreth qendrës së qytetit në Khan Younis, të cilin forcat izraelite e kanë sulmuar pjesërisht./Klan News
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...