Google ADS

Zeqiri e quan shpresëdhënës takimin me Sveçlën: E kuptojmë që kërkesat s’mund të realizohen menjëherë

15:26 | 20 Dhjetor 2023
A Z

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se diskutimet kanë qenë konstruktive dhe shpresëdhënëse. Sipas tij, me ministrin janë pajtuar që të gjitha kërkesa dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog.

Ai tha se në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, janë dakorduar që kërkesat do të analizohen në detaje nga MPB-ja dhe në takimin e ardhshme të vendosen se cilat do të kenë prioritet.

Zeqiri ka thënë se edhe Sindikata e kupton se që të gjitha këto kërkesa, nuk mund të realizohen menjëherë. Ai tha se takimi i ardhshëm pritet të ndodhë në janar të viti të ardhshëm.

“Të bëhem shumë i sinqertë që biseda ka qenë jashtëzakonisht konstruktive edhe nga ministri Sveçla edhe normal nga drejtori i Policisë pasi që ishte prezent edhe ai aty. Gjatë tërë bisedës janë biseduar të gjitha kërkesat që i kemi parashtruar. Janë 14 kërkesa për të cilat kemi fol dhe bisedë e sipër në realitet nuk është marr ndonjë vendim. Është marr vendim që këto kërkesa të analizohen në detaje dhe në takimin e ardhshëm të vendosen se për cilat do të vendosen prioritete”.

“Është shumë normale që të gjitha këto kërkesa, edhe ne po deklarohemi që nuk mund të realizohen menjëherë. Mirëpo ne kërkuam edhe u dakorduam bashkë me ministrin që në takimin e ardhshmen të vendosim se prioritete për të cilat kërkesa janë të mundshme që të realizohen për Policinë e Kosovës. Ka qenë një bisedë konstruktive dhe shpresë dhënëse të gjitha këto kërkesa dhe pakënaqësitë të realizohen me dialog. Unë po shpresoj se kështu do të rrjedh edhe situata në vazhdimësi dhe në takimin e ardhshëm do t’i vendosim prioritet për cilat kërkesa mund të realizohen tani e cila nuk munden”, tha ai./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme