Një grup studentësh në Korenë e Jugut po padisin qeverinë e Seulit sepse provimi i tyre përfundoi 90 sekonda më herët se sa ishte planifikuar.
Padia, e ngritur të martën nga të paktën 39 studentë, pretendon se zilja ra më herët, gjatë gjuhës koreane që është edhe lënda e parë e provimit.
Disa studentë protestuan menjëherë, por thonë se mësuesit ua morën fletat e provimeve.
Studentët thonë se ishin aq të mërzitur sa nuk mund të fokusoheshin në pjesën tjetër të provimit dhe madje disa prej tyre hoqën dorë nga testimi dhe u kthyen në shtëpi.
Gabimi ka ndikuar në rezultatet e provimeve të studentëve, pretendon avokati i tyre. Ata po kërkojnë 15,400 dollarë secili që është edhe kostoja e një viti studimi për të rimarrë provimin.
Testi famëkeq i pranimit në universitet , është një maratonë 8-orëshe e provimeve të njëpasnjëshme në disa lëndë dhe kjo formë testimi është edhe një nga më të vështirat në botë./Klan News
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës