Asfaltohet rruga “Bajram Bahtiri”, i shtohen dy korsi dhe shtegu i biçikletave

13:54 | 20 Dhjetor 2023
E.K

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar së është duke u asfaltuar rruga “Bajram Bahtiri” të cilës i janë shtuar dy korsi të reja dhe shteg i biçikletave.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se “po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë”.

“Po e asfaltojmë rrugën “Bajram Bahtiri” të cilës i kemi shtuar edhe dy korsi të reja e shteg të biçikletave . Po investojmë në një nga arteriet e rëndësishme të Prishtinës tonë. Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave” , tha Rama./Arbresh.info

Të ngjashme