Google ADS

Lewandowski do të qëndroj te Barcelona, e konfirmon menaxheri tij

13:27 | 20 Dhjetor 2023
KRG

Ditët e fundit janë shtuar zërat se Robert Lewandowski është i pakënaqur me situatën e Barcelonës, me procesin e integrimit në Katalunjë dhe marrëdhëniet me lojtarët më të rinj që nuk shkojnë siç pritej. Blerja e brazilianit Vítor Roque do të ngushtojë më tej hapësirën për polakun në fazën e avancuar.

Në këtë situatë, menaxheri i ish-futbollistit të Bayernit dhe Dortmundit, Pini Zahavi, ishte mbrëmë në Barcelonë, ku ka darkuar me presidentin Laporta.

Teksa po dilte nga restoranti, Zahavi u pyet nëse Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe bindëse: “Sigurisht, do të qëndrojë”./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme