Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
Në një deklarim për medie duke folur për sigurinë në vend dhe sulmet e mundshme nga Serbia, për këtë të fundit Osmani tha se nuk mendon mirë për Kosovën.
“Të gjitha këto vlerësime i kam bërë gjatë fjalimit të fundvitit dhe natyrisht që jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe njëkohësisht me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që t’i ndërmarrim masa për ta mbrojtur Kosovën, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë dhe më e rëndësishme është që ne jemi të gatshëm për çdo skenarë”,
Osmani foli edhe për takimin me krerët e partive opozitare, duke shtuar se dera e saj është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë për të mirë e qytetarëve, raporton EO.
“Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka qenë çështje disa minutëshe, çështje protokollare dhe natyrisht se dera e Presidencës është gjithnjë e hapur siç ka qenë deri më tani, në mënyrë që takimet me partitë opozitare të diskutojmë dhe t’i marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundshme t’i përfshijmë në qëndrimet institucionale e Republikës së Kosovës”.
“Natyrisht që kur ata dëshirojnë që të takohemi, në mënyrë t’i unifikojmë qëndrimet për këto tema që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit tonë, si presidente e vendit jam e gatshme”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...