Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, teksa është ndalur te largimi i mjekëve në Gjermani është shprehur se ata përveç pagave duhet të krijojnë dhe perspektiva në vendin tonë.
Ai theksoi se vitin tjetër paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro.
Më tej ai shtoi se kush investon në Shqipëri do i kthehet duke nënvizuar faktin se në vendin tonë ka shpresë duke qenë se dhe leku është forcuar për shkak të ekonomisë.
“Tarifa e plotë, ajo që është vendosur nga rektorati, nuk është ajo e vërteta. Këtu nuk dua të hyjë. Për ne është e rëndësishme dhe për mjekët e rinj që përveç pagave të krijojnë perspektiva. Dhe për mjekët që krijojnë familje ne do të përdorim këtë instrument, në mënyrë që të kenë mundësi që të blejnë shtëpi. Vitin e ardhshëm, paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të jetë 900 euro. Këto që po bëjmë sot, nuk janë gjëra që ne nuk mund t’i bënim më parë, por janë gjëra që sot mund t’i bëjmë. E kam thënë në mënyrë të përsëritur që duhet të zgjerojmë mundësitë në mënyrë që t’u japim të gjithëve mundësi. Jemi në një fazë të re të ekonomisë së vendit.
Kush investon për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vet, kjo është e sigurt. Krahasimi i tabelës pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen, të shërbejë këtu si mjek apo të shkojë atje të bëhet murator është një krahasim gënjeshtar. Ka një diferencë shumë të madhe, por është një krahasim gënjeshtar. Ajo paga shumë më e lartë në Gjermani, kur krahasohet shifër me shifër nuk t’i tregon të gjitha. Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe nga një hap para dy hapa mbrapa. Shikojeni lekun sot dhe të tjerat mund të merren me dyshim. Lekun nuk e forcojnë fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë, as planet e partisë, lekun e forcon ekonomia. Të gjitha këto janë arsye për të pasur besim, shpresë për të jetuar në këtë vend”-tha Rama./euronews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...