Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu mori pjesë në punëtorinë e Grupit Punues lidhur me hartimin e dokumenteve të politikave për Objektivin
“Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”, proces ky i cili është pjesë e Rishikimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu tha se në këtë takim do të shihen rezultatet e punës së anëtarëve të grupit dhe kontributi i akterëve të tjerë, përmes një dokumenti ku janë identifikuar çështjet kyçe në fushën e drejtësisë penale.
Sipas Sallahut, të gjeturat gjatë kësaj punëtorie, do të përfshihen në dokumentin e politikave i cili do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për nxjerrjen e rekomandimeve të cilat do të shndërrohen në aktivitete konkrete të Strategjisë.
Tutje zëvendësministri Sallahu tha se Strategjia është një nga instrumentet kryesore që ndihmon në reformën e sistemit të drejtësisë dhe tashmë sipas tij, Kosova ka shënuar rezultate përmbajtjesore në sundimin e ligjit, luftën kundër-korrupsion, reformimin penal dhe civil si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut./Arbresh.info
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...