Është bërë betimi i shërbimit për 17 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të japin mësim në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë ndërsa gjashtë prej tyre do të punojnë në komuna përmes programit të zhvillimit organizativ të komuniteteve.
Vullnetarët, u tha se kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit dhe zyrtarisht fillojnë shërbimin e tyre vullnetar për dy vjet në institucionet e Kosovës.
Në këtë ceremoni presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për lidhjen e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka ka thënë se vendet ndajnë vlera të përbashkëta.
“Sot jam e lumtur që të mirëpres grupin sepse një ceremoni si kjo nuk është formale por gëzon aleancës mes Kosovës dhe ShBA-së. Tani jeni pjesë e komunitetit dhe jetës sonë. Impakti juaj do të matet edhe në buzëqeshjet e fëmijëve dhe mësimet që do t’i jepni ndaj komunitetit. Prezenca juaj është një shembull i një partneriteti të madh”.
“Sinqerisht trashëgimia është ajo gjurma që ndihmon prezencën dhe bashkëpunimin mes të dyja shteteve. Kosova njihet për mirëpritje dhe që është mishëruar në kulturën dhe që vazhdon të na udhëzojë drejtë rrugës sonë”, u shpreh Osmani. Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se deri më tani kanë shërbyer mbi 280 vullnetarë në Kosovë, duke falënderuar kosovarët që i hapën dyert për këtë të rinj.
“Jemi mbledhur sot për një rast historik ku për herë të tetë do të jemi dëshmitarë të Korpusit të Paqes. Në vitin 2014 me ftesë të ish-presidentes Jahjaga, Korpusi i Paqes e hapi programin për herë të parë dhe që nga ajo kohë mbi 280 vullnetarë kanë shërbyer në Kosovë. Vërtetë duhen njerëz vlerësuar që i hapin shtëpitë e tyre siç kanë bërë për jeta vullnetarë e të cilët kanë mësuar gjuhën shqipe e serbe dhe përderisa kemi diversitet, do ta kemi më të lehtë për ta mësuar gjuhën që është goxha e vështirë sidomos për një të moshuar”, u shpreh Hovenier.
Carolyne Siganda, drejtoreshë e Korpusit të Paqes në Kosovë, tha se vullnetarët janë njohur me kulturën shqiptare dhe atë serbe dhe të njëjtit tani pas trajnimit mund të shkruajnë dhe komunikojnë në të dy gjuhët.
“Unë e di nga ajo që kam dëgjuar për përparimin që të gjithë keni bërë gjatë 11 javëve intensive të një trajnimi para shërbimit që keni zhvilluar shumë aftësi, duke përfshirë aftësitë gjuhësore të përfshira në gjuhën shqipe dhe serbe, dhe keni kaluar kohë me komunitetet në Dragash dhe Prizren duke u zhytur në kulturën e tyre. Kam besim se secili nga ju do të punoni së bashku me homologët tuaj në atë që Presidenti Kenedy e pati vizion mbi 60 vjet më parë”, ka thënë ajo.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se vullnetarët janë humanistët e këtij shekulli dhe shekullit të kaluar të shtrirë në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën.
“Sot jemi këtu për të dëshmuar që i ka thellë rrënjët mes njerëzve. Këtë mbështetje Korpusi e ka nga 2014-ta. Dihet që Korpusi i Paqes është themeluar nga ish-presidenti Kenedy para 60 vitesh. Vullnetarët janë humanistët e këtij shekulli dhe shekullit të kaluar e që janë të shtrirë në shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën”.
“Në MAShTI i kemi dhënë mbështetje dhe përkrahje mbështetje dhe përkrahje ndaj nxënësve. Ministria ka ndërmarrë masa për zhvillimin dhe avancimin e mësimdhënësve dhe rruga e Vullnetarëve është në linjë me këtë. Kosova deri më tani ka mirëpritur mbi 220 vullnetarë dhe me këtë rast dua t’i falënderoj familjet që i hapën dyert e tyre për këta vullnetarë”, tha Nagavci.Të pranishmit, i përshëndetën dy prej 17 vullnetarëve të rinj, të cilët falënderuan familjet kosovare, raporton EO.
“Ne nuk do të harrojmë dhe ju falënderojmë që na ofruat dhe na ndihmuat të mësojmë gjuhën dhe kulturën që ndatë me neve, na mundësuat që të kalojmë mirë në Kosovë. Kur erdha në Kosovë ishte e pabesueshme të mbaj në fjalim në gjuhën shqipe dhe ja ku jemi sot duke e mbajtur”.
“Mikpritja e mysafirëve ishte e jashtëzakonshme dhe kemi mësuar se integrimi në një komunitet fillon me dëgjimin e historisë së njerëzve. Tani në shesh takohemi në shesh e pimë kafe e sidomos ne që jetojmë në Kosovë”.Kjo është ceremonia e tetë me radhë e betimit të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...