Pompat e benzinës rrezikojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës (Foto)

11:28 | 5 Prill 2015
Arbresh.info

Nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” çdo ditë, rrugën për në shkollë e bëjnë nëpër oborrin e pompës së Benzinës “Ina Petrol” në lagjen Ulpiana në kryeqytet. Ky është shtegu më i shkurtër edhe për tu kthyer në banesat e tyre ngjitur me këtë pikë karburanti në mes të lagjes.

Banorët e këtushëm bashkëjetojnë tash e sa vite me frikën nga shpërthimi i ndonjë zjarri.

“Sa herë i lëshojmë sytë nga rruga na shkon mendja se ngat çfarë rreziku jetojmë”, thotë Luani, banorë i kësaj lagjeje.

Ina-Petroll

Por, Ina Petroll, nuk është e vetmja “bombë” në kryeqytet e vendosur në mes të banorëve.

Gazeta Fjala sjellë me fotografi edhe disa pika tjera të karburanteve të vendosura në zonat më të populluara në Prishtinë.

Sado që duket e habitshme, që të gjitha sipas zyrtarëve të Komunës janë të pajisura me leje pune në bazë të dokumentacioneve që kanë lëshuar institucionet përgjegjëse shtetërore për kushtet teknike dhe specifikacionet tjera që duhet plotësuar.

Njëra ndër to është edhe pika e shitjes së karburanteve e kompanisë “AL Petrol”, po në lagjen Ulpiana, pranë selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Al-Petroll

Këtu qytetarët e pajtuar me rrezikun mund të shijon edhe kafenë e shoqëruar me aromë nafte gjatë verës, në terracën e kafiterisë ngjitur me pikën e karburantit.

Ndërkaq, qytetarëve shpesh u duhet të kalojnë nëpër oborrin e sajë për të shmangur goditjen nga veturat që kalojnë e furnizohen me derivate aty.

Një tjetër vend ku shiten derivate është edhe rrugës për në Gërmi, sapo të kalohet Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori”.

 

10

 

Kjo pikë e karburanteve duket se është në oborr të shtëpisë, gati pjesë integrale e shtëpisë.

Edhe kjo zonë është mjaftë e populluar dhe e frekuentuar nga nxënësit e qytetarët e tjerë.

Por këtu nuk mbaron numri i pikave të karburanteve brenda qytetit në Prishtinë.

Edhe në Rrugën “Fehmi Agani” për vite të tëra është i vendosur objekti për shitjen e naftës e benzinës. Njëherë ishte në pronësi të “Ina Kroacisë”, dikur e “Kosova Petroll”, ndërsa tani është marrë me qera nga “IP Petroll”.

IP-petroll

Ndërkaq, në pjesën tjetër të qytetit, në lakrishte në rrugën Tirana, është edhe “Bingo Benz”. Një pikë e thjeshtë karburanti të cilës gjithnjë e më shumë po i ofrohen objektet e banimit afër.

3

Këto janë vetëm disa “bomba”, siç i quajnë banorët pikat e karburanteve brenda qytetit.

Sa do që vendosja e tyre është e rregulluar me ligje dhe lejet për to janë dhënë nga institucionet kompetente, banorët mbeten të shqetësuar për mundësinë e ndonjë rreziku eventual.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme