Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka mbështetur presidentin Joan Laporta në deklarimin se ata do të kërkojnë të nënshkruajnë me një mesfushor të ri në afatin kalimtar të dimrit. Megjithatë, ai pranoi se gjetja e asaj që donte, do të ishte e ndërlikuar.
Pas humbjes së Gavit nga një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar të përparmë në fund të sezonit, Blaugranët janë me vetëm pesë mesfushaorë për pjesën tjetër të sezonit, duke përfshirë Fermin Lopez i cili sapo ka ardhur nga skuadra e Barca Atletic.
Të hënën, Laporta deklaroi se ata po kërkonin një nënshkrim të stilit të Edgar Davids në janar, me shumë supozim se ai i referohej dikush për të nisur sezonin e tyre. Megjithatë Xavi beson se një lloj pickimi dhe agresiviteti i ngjashëm do të ishte gjithashtu i mirë.
“Ajo që ne kërkojmë është të forcojmë gjithmonë skuadrën, në çdo afat kalimtar nëse mundemi”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Me dëmtimin e Gavit na duhet një profil i llojit të tij, por nuk është e lehtë të gjesh një Gavi tjetër në treg”.
“Do të shohim ‘fair play’-in e famshëm. Nëse kemi hapësirë, do të nënshkruajmë me një mesfushor qendror në janar. Ne po punojmë me Decon dhe presidentin”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Është një temë që do të shkaktojë shumë debate. Duket se Ilkay Gundogan, Frenkie de Jong dhe Pedri janë titullarët e qartë aktualisht dhe kanë ndarë rolin e mesfushorit mbrojtës, me Oriol Romeu të anashkaluar. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...