Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot do të takohet me Sindikatën e Policisë së Kosovës.
Sipas kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri në këtë takim pritet të diskutohet rreth kushteve të policisë dhe kërkesave që kanë parashtruar në protestën e nëntë dhjetorit, shkruan Arbresh.info.
Ky takim pritet të filloj nga ora 11:00.
“Po do të kemi një takim me ministrin Xhelal Sveçla. Do të kemi takim rreth kushteve të policisë në përgjithësi dhe do i parashtrojmë edhe kërkesat që i kemi paraqitur në protestë, por në këtë takim do jemi vetëm ne, nuk është NjSI”. Takimi pritet të filloj nga ora 11:00”, ka thënë Zeqiri./Arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...