Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për vdekshmërinë e foshnjave, ku mohoi në saktësinë se vdekshmëria në 16 promil. Sipas tij, vdekshmëria e foshnjave është rreth 7 promil.
Vitia foli edhe për aspekte të parandalimit të sëmundjeve, ku përmendi kalendarin e vaksinimit, ku është pesëfishuar buxheti për vaksina, si dhe parandalimin në disa sëmundje.
Ai përmendi se rreth 10 milionë investime ka ndodhur në klinika, sipas tij, më neuralgjike,në Onkologji, në aparatura, etj.
Ministri Vitia ftoi deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, që të vizitojë klinikat në SHSKUK e të shikojë gjendjen në të cilën ndodhet tani ky institucion shëndetësor.
Vitia tha se në mbledhjen e radhës së qeverisë do të procedohet edhe statuti i ri i SHAKUK-së, ku QKUK do të jetë identitet më vete.
Ai, mes tjerash, foli për numrin e institucioneve shëndetësore në vend ku janë mbi 2000 sish dhe 12 inspektorë shëndetësorë.
Ministri Vitia përmendi edhe specializantët, të cilët janë pranuar rreth 359 veta, duke eliminuar, sipas tij, të gjitha subjektivizmat në pranimin e tyre./rtk/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha