Eurodeputetja Viola von Cramon duke i komentuar zgjedhjet në Serbi, tha se ndihet e tronditur dhe e irrituar nga niveli i standardeve zgjedhore atje.
Ajo ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që vëzhguan zgjedhjet në Serbi.
Carmon ka listuar disa nga parregullsitë që u kryen në këtë proces, duke thënë se është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së.
“Unë kam qenë anëtare e delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, tha Carmon.
Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.
“Ne pamë shumë gjëra aty, pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE-së, i cili negocion anëtarësimin në BE. Jam shumë e tronditur dhe e irrituar nga niveli këtyre standardeve zgjedhore”, tha Von Cramon duke shtuar se nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë./rtk/
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...