Google ADS

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në Podujevë

22:53 | 19 Dhjetor 2023
E.G

Një person ka humbur jetën teksa një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili shtoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, rasti ka ndodhur në ora 20:00.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Qëndresa” në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Një person ka humbur jetën ndërkaq një tjetër është dërguar në QKUK, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti.”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, bëri të ditur ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme