Sa më shumë afrojnë zgjedhjet primare, me etapën e parë që do të jetë në Ajoua më 15 janar, aq më shumë Donald Trump ngre tonet e retorikës së tij të dhunshme.
Dhe duket se ish-presidenti nuk e vret mendjen për polemikat që shkakton në përpjekjet për të radikalizuar përballjen me rivalët republikanë.
Ai shfaqet i tillë edhe kundrejt sfiduesit demokrat Joe Biden, që duket gjithnjë e më i frustruar me stafin e tij nga të dhënat e sondazheve, që e nxjerrin mbrapa Trump, edhe pse ai i konteston dhe u thotë gazetarëve se lexojnë sondazhet e gabuara.
Furtuna e fundit nga fjalët e tij u ngrit në Durham të Nju Hempshërit, ku miliarderi përsëriti akuzat kundër atij që e quajti “pushtimi” i emigrantëve dhe kërcënimi për një zëvendësim të mundshëm etnik.
“Mendoj se numri real varion nga 15 në 16 milionë persona në vendin tonë. Ata vijnë nga Afrika, Azia dhe nga e gjithë bota”, deklaroi Trump sa i takon emigrantëve klandestinë, por pa dhënë prova për shifrat e përmendura.
“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë”, u shpreh ai, duke premtuar dëbimin më të madh të emigrantëve ilegalë nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Ish-presidenti premtoi edhe një “ndalim të përhapjes së rrymës myslimane”, ndërsa vlerësoi liderin koreano-verior Kim Jong Un, të cilin e cilësoi një person “shumë të këndshëm”, si dhe përshëndeti kreun e Kremlinit, për t’i treguar se 4 inkriminimet e tij janë vetëm një “gjueti shtrigash”./Euronews.al/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...