Google ADS

Dalin imazhet e para që tregojnë se si do të duket iPhone 16

17:16 | 19 Dhjetor 2023
R J

Në Shtatorin e vitit të kaluar, u prezantuan modelet e reja të Iphone 15, të cilat vetëm kanë filluar të arrijnë në duart e përdoruesve.

Pasi kanë kaluar disa javë nga lancimi dhe prezantimi i sivjetshëm i produkteve, inxhinierët  duket se po punojnë intensivisht për modelet e reja, pra iPhone 16, shkruan Arbresh.info.

Sipas MacRumors,  modelet e reja të iPhone 16 a do të mbajnë emrin ‘DeLorean’.

Madje, janë publikuar foto se si priten të duken. Duhet të theksohet se fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta, dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra.

iPhone 16 Mock Right

Modelet e iPhone 16 Pro do të jenë më të mëdha dhe do të kenë sisteme kamerash me lente të trefishta, por edhe ata do të marrin butonin e ri Capture./Arbresh.info/

iPhone 16 Mock Cameras 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme