Kurti: Në tri vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale

14:53 | 19 Dhjetor 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në inaugurimin e Parkut Industrial në fshatin Budrikë të Komunës së Vitisë.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti u shpreh se në tri vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike.

Sipas Kurtit, përmes tyre do të ofrohet hapësire shtesë për biznese.

“Në tri vitet e ardhshme, do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Përmes tyre, po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësinë, parakushte këto për punësim, zhvillim dhe transformim”, u shpreh Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se me qeverisjen e deritanishme, qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet.

Shefi i ekzekutivit tha se gjatë vitit 2021 ishin 28,293 persona të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut, sivjet 2023, numri i të rinjve të punësuar ishte 60,884.

Teksa shton se viti i i ardhshëm është viti i parë ku do të arrihet një shifër dyshifrore miliardëshe e Bruto Produktit Vendor.

“Ndërkohë, që me qeverisjen tonë të deritanishme, qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet. Gjatë periudhës janar–tetor 2023, pra sivjet, ai ka arritur vlerën prej 15.83 miliardë euro, apo gati 7% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me dyfishim të eksporteve, raporti i eksporteve me importe është përmirësuar nga gati 1.9 sa ishte, në edhe më mirë se 1 me 6, pra nga 1 me 9 në 1 me 6. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar, pra të rinjve që janë nën moshën 25 vjeçare. Në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut, sivjet 2023, numri i të rinjve të punësuar ishte 60,884. Viti i ardhshëm është viti i parë ku do të arrihet një shifër dyshifrore miliardëshe e Bruto Produktit Vendor”, u shpreh tutje Kurti./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Inaugurohet Zona Ekonomike në Budrik të Vitisë, Kurti: përveç bizneseve, këtu do të përfitojnë edhe të rinjtë tanë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme