Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se janë duke vazhduar punimet në kantierin e Pediatrisë në Tiranë.
Rama tha se do të ofrohen kushte më të mira dhe shërbim shëndetësor më shumë cilësor.
“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël”, shkruan Rama në Facebook.
Tutje, Rama tha se janë duke vijuar punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare
“Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor.
“Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik