Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot do të marrin pjesë në hapjen e ekspozitës ” Bebëzat e Mallit” ku do të kenë edhe fjalime.
Ekspozita është organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me INTEGRA, forum ZDF dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, shkruan Arbresh.info
“Kjo ekspozitë me hulumtim dhe fotografi nga Korab Krasniqi dhe kuruara nga Vesa Sahatçiu, i kushtohet fëmijëve të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të afektuar nga lufta e fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Hapja e ekspozitës fillon nga ora 18:00 në Ministrin e Drejtësisë./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën