Arrestohet në Vërmicë një person që kërkohej nga Policia e Shqipërisë

09:07 | 19 Dhjetor 2023
E.H

Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në Vërmicë pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Sipas Policisë, i njëjti ka figuruar si person i kërkuar nga Shqipëria.

I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

“ SPMK- Vërmicë 18.12.2023-11:50. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Shqipërisë i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë verifikimit ka figuruar si person i kërkuar nga Shqipëria, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë ssë Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme