Sot pritet të mblidhen katër komisione parlamentare.
Në ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të bëjë shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga ora 11:00 bën miratimin e raportit për përzgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në ora 13;00 bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Për të folur për këtë raport të ftuar janë përfaqësuesit e KPMM-së.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, bën shqyrtimin e projektligjeve për shpronësimin e pronës së paluajtshme dhe për Rregullat e trafikut rrugor n ga ora 13:00./Arbresh.info
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...