Ngjarjet e ditës

06:52 | 19 Dhjetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:

10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbanë mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Përformancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N506)

11:00
Universum International College laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqiperisë në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. (Kampusi i UNI, Prishtinë)

12:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bën inaugurimin e Zonës Ekonomike në Budrikë të Vitisë. Marrin pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Zona Ekonomike Budrikë, Viti)

13:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bënë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022. Të ftuar: Përfaqësuesit e KPMM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bënë shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

14:00
Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ambasadorët e Edukimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

18:00
Banka Botërore, me rastrin e dhënies së grantit për projektin Nisma mbi të Drejtën në Pronë mban konferencë për medie. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme