Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës së Bosnje Hercegovinës dhe ish-kreun e agjencisë së spiunazhit, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe akte të tjera kriminale.
Oficerët e Agjencisë Shtetërore të Informacionit dhe Mbrojtjes arrestuan zotin Ranko Debevec dhe ish-kreun e Agjencisë së Inteligjencës, Osman Mehmedagic me urdhër të prokurorit, thuhej në një deklaratë të zyrës së prokurorit të shtetit.
“Personat e përmendur dyshohen për veprën penale shpërdorim detyre, të lidhur me vepra të tjera kriminale të parashikuara në kodin penal të Bosnje-Hercegovinës“, vazhdonte më tej deklarata duke shtuar se nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.
Zoti Debevec ka kryesuar atë që njihet si gjykatën e Bosnje Hercegovinës që prej vitit 2017.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial kishte kryer më parë një hetim disiplinor ndaj tij lidhur me sjelljet si brenda dhe jashtë gjykatës, për të cilën këshilli, pohonte se po dëmtonin reputacionin e zyrës së tij.
Sipas njoftimeve zoti Debevec ishte takuar me zotin Mehmedagic jashtë gjykatës, në kohën kur ndaj tij ishin ngritur disa kallëzime penale. Ai akuzohet gjithashtu se kishte dhënë informacione të rreme mbi pronat e tij.
Më vonë, akuzat ndaj zotit Debevec mbi çështje disiplinore u hodhën poshtë.
Në muajin mars Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Osman Mehmedagic-it nën dyshimet për minim të institucioneve demokratike dhe rrezikim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Osman Mehmedagic është akuzuar për keqpërdorim të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit në favor të një partie politike dhe se kishte bashkëpunuar me rrjete kriminale për pasurim personal dhe partiak./voa
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...