Kardinali Angelo Becciu, zyrtari më i lartë i Kishës Katolike Romake i gjykuar ndonjëherë nga një gjykatë penale e Vatikanit, deklaroi të hënën se është i pafajshëm, në komentet e tij të para publike që kur u shpall fajtor për përvetësim dhe mashtrim.
“Dua ta them me zë të lartë para gjithë botës se jam i pafajshëm, se absolutisht nuk i kam kryer këto krime për të cilat akuzohem”, tha 75-vjeçari në një intervistë për televizionin publik italian RAI.
Kardinali Becciu tha se shpresonte që Papa Françesku ta besonte.
Të shtunën, gjyqtarët e Vatikanit e dënuan atë me 5-1/2 vjet burg, por kardinali i cili tha përmes avokatëve të tij se do ta kundërshtonte vendimin, nuk pritet të shkojë në burg në pritje të procedurave të apelit.
Nëntë persona të tjerë u gjykuan përveç kardinalit italian në një çështje të paprecedentë për Vatikanin. Të gjithë u shpallën fajtorë, të paktën për disa akuza, me përjashtim të ish-sekretarit së tij, akuzat ndaj të cilit u rrëzuan.
Gjyqi përqendrohej kryesisht tek një marrëveshje e dështuar për pasuri të patundshme në qendër të Londrës, nga e cila Vatikani pati një humbje prej rreth 140 milionë eurosh.
Kardinali Becciu u dënua gjithashtu në lidhje me pagesat e bëra për disa kompani ose organizata bamirëse të kontrolluara nga vëllezërit e tij dhe pagesat për një person të vetëdeklaruar si konsulent sigurie, i cili dyshohet se shpenzoi pjesën më të madhe të fondeve për artikuj luksozë dhe vizita në qendra masazhesh./VOA
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...