Google ADS

KFOR: Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për sigurinë rajonale

21:46 | 18 Dhjetor 2023
E.G

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, sot e ka përfunduar vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj vizite, ai është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Vasko Gjurchinovski, shkruan Arbresh.info.

“Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info/

Të ngjashme