Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, Mitrovicë së Veriut dhe Zubin Potokut.
Zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për medie, tha se përmes këtyre përgjigjeve të ndara, kanë njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse.
Madje tha se i kanë njoftuar edhe kryesuesit e tri kuvendeve komunale, edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%.
“Ju njoftoj se gjatë ditës, KQZ u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, të cilët më 12 dhjetor i parashtruan KQZ-së dy pyetje të njëjta. Lidhur me këto përgjigje janë njoftuar edhe tri grupet nismëtare si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”.
“Së pari, nga verifikimet, KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, KQZ ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”.
“Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit është: 13 441. Nga ky numër, 2 689 përbëjnë 20% të trupës elektorale në këtë komunë. Në komunën e Zubin Potokut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 6 732. 20% i votuesve në këtë komunë është: 1 347. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i votuesve është: 18 199. Sipas përllogaritjeve, 3 640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale”./eo
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...