Google ADS

Çitaku për vizat: Kontributi i vetëm i VV-së dhe Kurtit është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike

14:31 | 18 Dhjetor 2023
E.H

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se liberalizimi i vizave është një lajm i mirë, ndonëse i vonuar për qytetarët e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kontributi i vetëm i VV-së dhe kryeministrit Kurtit në këtë proces, sipas saj, është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike.

“Së pari, është lajm i mirë ndonse i vonuar, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Së dyti, kontributi i vetëm i LVV dhe Kurtit në këtë proces është gazi lotsjellës në Kuvend dhe dhuna verbale e fizike, e cila na vonoi me vite”, shkroi Çitaku.

“Sa për freskim të kujtesës, LVV as MSA-në, me të cilën sot mburren, nuk e kanë votuar. E sa për sukseset të cilat vendet tjera mund t’i shohin vetëm në ëndërr, më së miri flasin konkluzat e B.E; aplikacioni i Kosovës për statusin e vendit kandidat mbetet i patrajtuar, dhe saksionet vazhdojnë”, ka shkruar Çitaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme