Kryeministri Edi Rama tha se procesi drejt integrimit evropian duhet përshpejtuar. Në një panel me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësimin në BE, Rama theksoi se vendi ynë duhet të jetë gati për Bashkimin Evropian shumë më përpara se sa unioni evropian të jetë për ne.
“Pararoja e procesit për rajonin ishte Serbia dhe Mali i Zi. Sot ne jemi pjesë e pararojës. Kemi fituar shumë nga koha e humbur padrejtësisht sepse na penguan padrejtësisht por vazhduam të përgatitemi dhe kjo është një nga shkaqet pse ishim kaq të gatshëm në këtë proces dhe pse kemi mundësi ta përshpejtojmë ende më shumë procesin. Prandaj do t’ju kërkoja me shumë respekt është që të gjithë së bashku të fokusohemi njësoj si një skuadër që ka hyrë në fushë për të fituar, që ne të fitojmë sa më shumë kohë, që ne të ecim sa më shpejt, të mos mjaftohemi me çfarë na kërkojnë për javën apo muajin e ardhshëm por të synojmë që në çdo një nga pjesët e këtij procesi të arrijmë në fund përpara se sa mund të parashikohet afati i vendosur nga të tjerët.
Duhet të jemi gati për BE shumë përpara se BE të jetë gati për ne. Duhet ta bëjmë këtë jo për BE, për të dalë përpara të tjerëve në rajon por për ta sjellë sa më shpejt BE këtu, për të bërë që në çdo sektor normat evropiane, mënyrën e të funksionuarit evropian të instalohen këtu. Kur ne po bëheshim gati për negociatat, kemi bërë një mbledhje dhe i kam kërkuar Majlindës dhe të tjerëve që të përgatisim kombinatin e ligjeve sepse vërtetë duhet një kombinat i tërë për të shkruar gati 300 mijë faqe, që janë masat ligjore të organizmit të BE-së. Një kombinat me një armatë të tërë përkthyesish, juristësh dhe tani koha e solli që ta kapërcejmë këtë nevojë dhe të kemi në dispozicion modelin e inteligjencës artificiale që do të ndihmojë të gjithë skuadrat tuaja që materialin bazë në shqip për gjithë çka lidh organizmin e BE-së, ta keni në dispozicion shumë më shpejt dhe të keni mundësi të punoni më shpejt dhe të mendojmë për zbatimin më shpejt dhe të ndërtojmë një tjetër kalendar fazash të zbatimit.
Natyrisht që ka edhe një aspekt tjetër që duhet të kemi parasysh që ne ia kemi dalë të hapim një rrugë të re në ndërkohë, një rrugë e re që është materializuar si projekt dhe do të fillojë të zbatohet me vendim të Këshillit Evropian për planin e ri të rritjes, dhe janë miliardë euro plus që do të vijnë në disa vitet e ardhshme për Shqipërinë përtej mbështetjes së programuar me programe dhe buxhetit tonë. Përveç tyre, janë edhe një sërë hapjesh të reja për integrimin në tregun e përbashkët.”, theksoi Rama./abcnews.al
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...