Një 40-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në zonën e njohur si “Dollari”, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti Aleksandër Curri. Ai u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.
Siç mund të shihet në këto pamje të shtënat ndodhën në rrugë. Autori, siç rrëfen edhe kjo dëshmitare qëlloi në drejtim të Currit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ajo që i dha ndihmën e parë ishte pikërisht kjo grua, e cila teksa policia rrethoi zonën dhe ambulanca nuk kishte mbërritur ende, u kujdes për të plagosurin.
E pyetur nga gazetarët nëse kishte arritur ta shihte autorin, dëshmitarja e mohoi diçka të tillë. “Nuk e njoh, po e kanë parë të gjithë skenën”, tregoi ajo, ndërsa tha 40-vjeçari kishte marrë një plagë në bark.
Sipas gazetares Emi Kalaja, e cila sjell edhe këto pamje, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje mësohet se lëvizte me biçikletë, ndërsa në vendin e ngjarjes policia gjeti 4 gëzhoja.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...