Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur si rezultat të fundvitit bashkimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në Këshillin e Arkitektëve të Evropës.
Hoxhaj, ka thënë se kjo është meritë e vetë arkitektëve dhe jo meritë e politikës kosovare, duke shtuar se Kosova këtë vit e përmbylli pa asnjë rezultat, përcjell Arbresh.info
Nënkryetari Kuvendit, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe, siç e quajti ai, kultura e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie “tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fundvitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshllin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sot bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës!”.
Hoxhaj, tutje shkroi se kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe, siç u shpreh ai, vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik.
“Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik!”, tha Hoxhaj./Arbresh.info
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...