Google ADS

Real Madridi ‘shkel’ Villarealin, merr kreun e La Ligas

23:00 | 17 Dhjetor 2023
D.H

Real Madridi ka arritur të mposht Villarealin me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Kjo fitore Real Madridin e bënë lider së paku deri nesër pas përfundimit të ndeshjes së Gironës ndaj Alavesit, shkruan Arbresh.info.

Bellingham ishte ai që hapi serinë e golave të mbretërve, në miutën e 25-të.

Rezultatin e dyfishoi Rodrygo në minutën e 39-të.

Teksa Villareali arriti të ngushtoj epërsinë pas fillimit të pjesës së dytë përes Morales në minutën e 54-të.

Por kjo ishte e tëra se çfarë bëri Villareali.

Dy gola ekspres të Brahim Diazit në minutën e 64-të dhe Luka Modricit katër minuta më vonë i dhanë vulën fitores së Real Madridit.

Kjo ishte fitorja e 13-të, në këtë sezon për Real Madridin teksa kanë edhe tri barazime e një humbje dhe kryesojnë tabelën me 42 pikë, një më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme