Golden Eagle Ylli fiton sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 71:92 në javën e 13-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, ndeshje që u vendos në dhjetë minutat e fundit.
Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina dhe Chris Harris me 17 pikë e shtatë kërcime, Jalen Nesbitt me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 11 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, shkruan Arbresh.info.
Teksa tek Proton Cable Prizreni më të mirët ishin Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Isaiah Kelly me 21 pikë e pesë kërcime.
Me këtë fitore Ylli shkon në kuotën e nëntë fitoreve dhe pesë humbjeve dhe ndan pozitën e tretë në renditje me Sigal Prishtinën, kurse Prizreni ka pësuar humbjen e nëntë krahas katër fitoreve./Arbresh.info/
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...