Policia e Kosovës ka arrestuar një 25 vjeçar në Pejë për veprën penale “vrasje në tentativë”
Sipas policisë, i dyshuari mbrëmë e kishte goditur qëllimisht me veturë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda, e duke ikur më pas, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret kanë kuptuar se i dyshuari e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.
Ndërkaq, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit.
Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban