Kryeministri i Kosovës, Albin kurti ka vizituar Profesor Minir Dushi me rastin e 80 vejtorit të Konferencës së Bujanit.
Gjatë kësaj vizite, Kurti pranoi dhuratë një një çelës prej filigrani si urim për mbarësi dhe librin “Trepça”, për kombinatin metalurgjik ku Profesor Miniri kishte punuar gjatë edhe si drejtor i Institutit për zhvillimin tekniko-teknologjik të Trepçës, shkruan Arbresh.info.
“Këtë fundvit bëhen 80 vite nga Konferenca e Bujanit, andaj mesditën e sotme i shkuam në vizitë Profesor Minir Dushit, një nga të paktët ende të gjallë që ka qenë aktiv me armë në dorë në ato vite të Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku ne shkuam bashkë me Profesor Feriz Krasniqin, mikun e tij të pandashëm, Profesor Miniri na priti bashkë me familjen e tij duke na befasuar me kujtesën dhe bisedat, ndonëse në moshën 94 vjeçare. Ai i kujtoi vitet e adoleshencës së tij dhe rolin e kushëririt të vet Hajdar Dushit në përpjekjet e asaj kohe, që Kosovës t’i njihej e drejta për vetëvendosje. Një pamje e asaj kohe është fiksuar edhe në një foto të vitit 1943, e bërë në fshatin Gri të Malësisë së Gjakovës ku shihen: Fadil Hima, Sami Peja dhe Minir Dushi.”, ka shrkuar Kurti.
Sipas profilit të secilit, Profesor Miniri ia dhuroi Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, librin e tij: “Universiteti i Kosovës (1981 – 1983)”, monografi për Universitetin e Prishtinës në kohën sa ishte rektor i tij. Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, ia dhuroi librin “Veprimtaria shkencore në ‘Trepçë’ (1950 – 1989)”, për hulumtimet e botimet shkencore në “Trepçë”, bën të ditur Kurti.
Kurse historianit Durim Abdullahu ia dhuroi librin “Shtigjeve të jetës sime” me kujtime dhe përjetime si një autobiografi, njofton kryeministri!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë