Yllza Krajkova, nxënëse e klasës së nëntë në shkollën “Model” në kryeqytet, është shumë e kënaqur me mësimin gjithëditor i cili ka filluar si projekt nga Komuna e Prishtinës në muajin tetor. Krajkova thotë se nxënësit po kanë më shumë lodhje, porse sipas saj kjo po u mundëson atyre të kenë më shumë aktivitet dhe ushtrime.
Sa i përket mësimit gjithëditor në tri shkolla të kryeqytetit, në atë “Faik Konica”, “Afrim Gashi” në Hajvali dhe në shkollën “Model”, të kënaqur shprehen edhe drejtorët e shkollave dhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagafci.
Nagafci thotë se programi është duke shkuar sipas planifikimit dhe se janë duke u angazhuar që të kenë përmirësim të vazhdueshëm. Sipas saj, me aktivitete të shtuara në formë të planifikuar kanë filluar edhe disa shkolla të tjera të cilat i kanë kushtet dhe kapacitetet në aspektin e infrastrukturës fizike.
E pyetur se a do zgjerohet ky projekt vitin e ardhshëm edhe në shkolla të tjera, Nagafci deklaroi se synimi i tyre qëndron që ky projekt të jetë në të gjitha shkollat por se kjo nuk mund të ndodh shumë shpejtë. /Tribuna Channel/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...