Google ADS

ZYRTARE: Botërori i klubeve do të luhet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025

17:32 | 17 Dhjetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme FIFA ka konfirmuar se Kupa e Botës për Klube do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 15 qershor deri në 13 korrik të vitit 2025.

Ky do të jetë formati i ri Kupës së Botës për Klube, shkruan Arbresh.info.

Në këtë turnir do të marrin pjesë 32 klube nga e gjithë bota.

Disa nga klubet që do të marrin pjesë janë konfirmuar teksa tutje pritet të plotësohet pjesa tjetër.

Nga Europa marrin pjesë në total 12 ekipe, nga Afrika dhe Azia dhe Amerika Veriore dhe Qëndrore do të jenë pjesmarrëse nga katër ekipe.

Amerika Jugore apo Latine do t’i ketë gjashtë skuadre pjesmarrëse, kurse nga Australia dhe Zelande e re do të marr pjesë një ekipë,

Nga kontinenti i vjetër janë konfrimuar tetë klube gjithsej tetë skuadra, Manchester City, Real Madridi, Interi, Chelsea, Bayern Munich, PSG, Porto dhe Benfica./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme