Çeku: Arkeologjia me vëmendje të veçantë në vitin e zbulimit të madh

16:20 | 17 Dhjetor 2023
E.G

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se arkeologjia ka vëmendje të veçantë në vitin e zbulimit të mbishkrimit të Perandorit Justinian në Ulpianë.

Çeku tha se projekti i gërmimeve në bashkëpunim me Francën dhe Italindë po vazhdon drejt zbulimeve të reja, shkruan Arbresh.info.

“Arkeologjia me vëmendje të veçantë në vitin e zbulimit të madh, mbishkrimi i Perandorit Justinian në qytetin dardan të Ulpianës. Projekti ynë i gërmimeve në bashkëpunim me Francën dhe Italinë vazhdon drejt zbulimeve të reja.”, shktoi ai.

Ndër të tjera, ministri i Kulturës thotë se për herë të parë kanë nisur shpronësimet në lokalitete arkeologjike.

“Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në lokalitetet tjera.”, u shpreh ai.

Gajtë këtij viti, Çeku pohon se ka përfunduar edhe rehabilitimi i lokalitetit arkeologik në qendër të Prizrenit, i cili siç thotë ai, kishte një dekadë pa u trajtuar.

“Poashtu në Prizren investuam në kurimin profesional dhe prezantimin modern të koleksionit të Muzeut Arkeologjik. Pas Kalasë së Prizrenit edhe Parku arkeologjik Ulpiana bëhet me plan menaxhimi.”, shtoi ai.

“Një ekip profesionistësh vendorë e nga jashtë hartuan analizën e dëmeve në Kalanë e Novobërdës. Mbi të po hartojmë projektin e ndërhyrjeve për konsolidim e prezantim të këtij lokaliteti.”, tha Çeku.

Ndërkaq, bëri të ditur se me gjashtë akte nënligjore është kompeltuar legjislacioni i trashëgimisë kulturore, një nga to është edhe rregullorja për gërmime arkeologjike.

“Standarde profesionale të munguara për kohë të gjatë.”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, ministri Çeku bën të ditur se Muzeu i Kosovës u bë pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe” në Shtetet e Bashkuara, ku po ekspozohet një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës.

Me Shtetet e Bashkuara nisëm edhe projektin e trajtimit të mëtejmë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës, bën të ditur ai.

“Po mobilizojmë energji shtesë për një vit edhe më intensiv në arkeologji. Me plan ambicioz pune e buxhet të rritur, Instituti Arkeologjik i Kosovës do ta ketë mbështetjen e plotë.”, tha ai.

Ndër të tjera, Çeku bën të ditur sepër arkeologjinë në kornizën buxhetore 2024-2026 është afër tre milionë euro.

Në planin e ndërhyrjeve për vitin 2024 krahas Ulpianës, Dresnikut e Novobërdës, janë edhe lokalitetet e Vlashnjës, Vuçakut, Pogragjës, Kastërcit, Korishës dhe të tjera./Arbresh.info/

Të ngjashme