Google ADS

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16:07 | 17 Dhjetor 2023
E.G

Insituti Hodrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHMK-së, kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik, shrkuan Arbresh.info.

Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit nga e hëna në të premten:

-E hëne Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.

E marte – Mot kryesisht i ngjajshëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme.Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet  do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

E mërkurë- Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen  të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

E enjte-Mot kryesisht i  vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.

E premte- Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me  mundesi që vende-vende të ketë riga  shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet     -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të kujtojm se në këtë javë , pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit ,herët në mëngjes në orën 04: 27 min dhe do të zgjasë 88 ditë , deri me 20 mars 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme