Serbët lokal nisen drejt Serbisë për të votuar, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare

09:59 | 17 Dhjetor 2023
E.H

Në mëngjesin e sotëm janë krijuar kolona të gjata në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Kjo për shkak se qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, po udhëtojnë drejt Serbisë për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, shkruan Arbresh.info.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova qytetarët po presin deri në 2 orë e 10 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimet kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, qytetarët lokal serb po u bie të presin deri në 40 minuta.

Lexo edhe:

Serbia mban zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore

Ndryshe, Serbët e Kosovës do të mund të votojnë vetëm për Kuvendin e Serbisë.

Ata do të duhet të udhëtojnë drejt Serbisë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.

Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme