Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Dyshohet se pas një garë mes dy veturave në autostradë, i dyshuari ka humbur kontrollin dhe ka goditur tre këmbësor duke u shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, si dhe tre të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori i rastit, dhe me vendim të tij trupat e pajetë të tre personave janë dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Tre të vdekur nga një aksidenti i rëndë në Prizren, Policia thotë se po garonin me vetura
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...