Tre person vjedhin auto-pjesë në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohet njëri nga të dyshuari

09:22 | 17 Dhjetor 2023
E.H

Tre persona në bashkëveprim kanë vjedhur auto-pjesë në një lokal në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 16.12.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me dy persona të tjerë kanë thyer lokalin, dhe kanë vjedhur auto-pjesë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme