Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, vlerëson se aktualisht vendi funksionon duke mos qenë i organizuar sa i përket politikës së jashtme.
Ai thotë se me në qeverisjen e Albin Kurtit, Kosova nuk e mori asnjë njohje dhe “sot Kosova nuk ka as politikë të jashtme, as ministri dhe as diplomaci!”.
“Diplomacia e Kosovës është kthyer në një instrument të krijimit të degëve partiake në diasporë sot”, vazhdon ish-Ministri i Jashtëm, përcjell Arbresh.info
Ai ka nxjerr një dokument ku tregon se si ishte siguruar njohja nga Singapori.
“Këtë muaj ishte përvjetori i njohjes së Singaporit, ku kjo njohje është marr falë një politike të jashtme të suksesshme të Kosovës, pas disa vizitave në Singapor dhe duke ndjekur hap pas hapi, sikurse tregon ky dokument i komunikimit diplomatik të vitit 2016 në mes të MPJ-së së Singaporit dhe Kosovës”.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...