Google ADS

Haradinaj: Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend

19:39 | 16 Dhjetor 2023
R J

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka shkruar në Facebook, në lidhje me ngjarjen e fundit, kampionatin e hapur Evropian, ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota.

“Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë”, shkruan Haradinaj, përcjell Arbresh.info.

“Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend, “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023,” ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota”, shton Haradinaj.

Tutje, ai shpreh mirënjohje ndaj Federatës së Xhudos së Kosovës për organizimin e shkëlqyer, dhe gjithashtu shton së merita e sukseveve të xhudistëve të Kosovës, i shkon Toni Kuka dhe familjes së tij.

“Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij.

Mirënjohje Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me Agron Kukën, për organizimin e shkëlqyer!”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme