Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka siguruar medaljen tashmë pasi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë.
Akili ka marrë edhe fitoren e katërt ditën e sotme, duke fituar gjysmëfinalen e kategorisë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti pejan në gjysmëfinale arriti të mposht xhudistin Petru Pelivan nga Moldavia.
Në finale, Gjakova do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo, i cili më herët mposhti xhudistin tjetër nga Kosova, Dardan Cena.
Ndryshe, në Kampionatin e Hapur Evropian do të dhurohet gjithsej 300,000 euro për kategori peshe.
Dy fituesit e medaljeve të arta do të marrin secili nga 55,000 euro, finalistët nga 35,000 euro secili dhe xhudistët e vendit të pestë do të marrin secili nga 10,000 euro. /Telegrafi/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...