Matthew Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës, sipas raportit të autopsisë të publikuar të premten nga mjekësia ligjore e Los Anxhelosit. Aktori i “Friends” vdiq më 28 Tetor 2023, në moshën 54-vjeçare.
Autopsia listoi mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si faktorë kontribuues, por që nuk lidheshin me shkakun e drejtpërdrejtë të vdekjes.
Mënyra e vdekjes u cilësua si aksident.
Aktori u gjet i pajetë në xhakuzi, në shtëpinë e tij.
Sipas asaj që shkruan amerikania ABC News, aktori ishte në terapi infuzioni me ketaminë. Ai kishte nivele të larta të ketaminës në gjak dhe humbi ndjenjat dhe më pas u zhyt në ujë, thuhet në raportin e autopsisë.
Perry raportohet se kishte marrë infuzione ketamine për depresion dhe ankth, sipas raportit, por ekzaminuesi mjekësor thotë se ketamina në sistemin e tij pas vdekjes nuk mund të ishte nga terapia me infuzion, sepse efekti i saj zgjat 3 deri në 4 orë, ose më pak. Mënyra sesi aktori e ka marrë ketaminën momentalisht është e panjohur.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të