Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dalë me thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës një ditë para zgjedhjeve në Serbi.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se zgjedhjet janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve atje.
Ndër të tjera, Begaj ka shtuar se vetëm përmes pjesëmarrjes në zgjedhje mund të arrihet një gjë e tillë.
“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja. Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm’, ka shkruar Begaj./Arbresh.info
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla