Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit

11:05 | 16 Dhjetor 2023
E.K

Është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmê se për shkak të reshjeve të dendura të borês që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimimi i automjeteve dhe në ora 10:15 është mbyllur tërsisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit tê Shtërpcês dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është ne Brezovicë dhe po orienton komunikacionin”, tha Veseli.

Tutje, Veseli tha se janë njoftuar nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit se sot nuk ka kushte për skijim./Arbresh.info

LEXO EDHE:

1 metër borë në Brezovicë, rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme