Google ADS

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet një person

10:41 | 16 Dhjetor 2023
E.K

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vet-aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, ajo tha se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme